STOP-EMISIONI 131 (Sezoni 9) 4 Mars 2024- “500 euro implanti”, drejtori i NJVKSH Fier, privat në Tiranë në orar pune

Pak kohë më parë transmetuam problematikën e mungesës së metadonit në spitalin e Fierit pas pacientët, që duan të shpëtojnë nga varësia e drogës.Përmes kamerës së fshehtë të emisionit tonë, treguam, se mjekët lëshonin receta kundrejt ryshfetit. Kur një denoncues u ankua te Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Fier, Arbër Arapi, ky i fundit i bëri presion. Arbër Arapi, i sapo rikthyer në pozicionin e drejtuesit të NJVKSH Fier, në profesion është stomatolog. Një klinikë dentare në Fier mban emrin e tij. Pacientja e infiltruar e emisionit Stop, lidhet me doktor Arbrin, i cili në orarin e punës si drejtues, bisedon për punë private dhe punon në klinikën dentare Esel, në Tiranë.

Ditë më parë transmetuam rrëfimin e një pacienti të dëshpëruar, që nuk kishte më para, për të kuruar sëmundjen e tij. Në gjymtyrët e poshtme kishte njolla, pasi ishte prekur nga “sarkoma kaposi”. Denoncuesi tha, se kishte shkuar disa herë në QSUT, por aparatura për problemin e tij, nuk po vihet në funksion. Drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico, tha, se Ortovoltazhi i ri ka ardhur, por po bëhet gati bunkeri, që të fillojë trajtimi.Sipas drejtoreshës, ky problem mbyllet brenda shkurtit. Tani, që afati kaloi, ne jemi interesuar pranë Onkologjikut, nëse ortovoltazhi është gati, dhe në fakt pamë, që ende pajisjet ishin të pamontuara.

Gjatë muajit shtator kryeministri Rama në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit të OKBS-së iu drejtua delegacionit rus, duke thënë, se nuk po fliste nga pozitat e kryeministrit të Shqipërisë.Sot duket se u fol nga kjo pozitë, pasi në Kucovë u përurua baza taktike e Natos.

Të Fundit