STOP – EMISIONI 125 (SEZONI 3) 23 Shkurt 2018

Hitparade i absurdit shqiptar!

Një breshke mban mbi vete ca fishekë.Rruga Gjinar-Elbasan vetëm rrugë nuk mund të quhet.Në pavionin e Onkologjikut, ka shumë rradhë pacientësh, që presi shërbim ose përgjigje.Stacioni i autobuzit në lagjen “Ali Demi” është bërë me tendë.Në Lezhë është ndezur zjarr në koshin e plehrave dhe duken duar që po ngrohen. Këto dhe situata të tjera transmetohen dhe komentohen në studion e “Stop”, në rubrikën e përjavshme “hitparade i absurdit shqiptar”.

Korcë, gabimi i noteres e vendimet e gjyqit, lejojnë dyqan brenda dyqanit.

Artur Guce nga qyteti i Korcës, tregon në “Stop”, se një proces i zgjatur gjyqësor i ka njohur pronësinë e truallit të dyqanit të tij, Koco Plluskës.Për pasojë, dyqani është katandisur një rrip dhe me një pronë brenda pronës.Pas investigimit të gazetares, rezulton, se gjithë ngatërresa ka ardhur për shkak të një gabimi nga ana e noteres Zhuljeta Mano.

“Stop” humanizëm, ndihma për djalin me leucemi, edhe fëmijët ndihmojnë.

Ndihma për djalin me leucemi shfaqen në nisje të emisionit. Edhe fëmijët e kopshtit “Kid’s smile” i bashkohen nismës së emisionit “Stop” për të ndihmuar familjet në nevojë.Ndihmat e mbledhura nga fëmijët dhe drejtoresha kanë shkuar për familjen e Denisa Maksutit në zonën e Tufinës.

Të Fundit