STOP-EMISIONI 121 (Sezoni 9) 19 Shkurt 2024- Dhunojnë 19-vjeçarin me aftësi ndryshe dhe e hedhin në TikTok

Një nënë e re me tre fëmijë në Durrës, denoncon, se djali i saj i madh, 19 vjec e me aftësi ndryshe, është dhunuar nga 5 minorenë, të cilët e kanë filmuar dhe publikuar videon në tik tok. Sipas zonjës, dhuna është përsëritur edhe herë të tjera.Në rastin e fundit, ajo u drejtua në polici, por ishte ditë e shtunë, ndaj denoncimi nuk iu mor as të shtunën e as të dielën, por vetëm ditën e hënë.Policia nga ana e saj, nuk duket ta ketë marrë seriozisht ngjarjen e rëndë të dhunës ndaj një personi me aftësi ndryshe.Pyetur për rastin, në policinë e Durrësit, kjo e fundit, thotë, se ka identifikuar vetëm 1 nga minorenët dhunues, e do të cojë në prokurori një dosje, për të cilën nuk janë kryer procedurat paraprake bazë.Avokati Arben Llangozi shpjegon, pikat, që duhet të ndiqte policia për këtë rast sensitiv, që është neglizhuar në mënyrë absurde.

Disa herë kemi transmetuar problematikat lidhur me ndërtuesin Sabri Shera.Administratori i shoqërisë së ndërtimit “AA Konstruksion”, në vitin 2015 i bëri ofertë qytetarit Shpëtim Mëniku, që në këmbim të vendit, ku kishte shtëpinë të ndërtonte pallat dhe Shpëtimi të pajisej me një apartament në katin e tretë, 55 m2.Palët lidhën kontratë dhurimi në 2015-ën, dhe Shpëtimi do të merrte me celsa në dorë apartamentin e premtuar. Nga ana tjetër ndërtuesi Shera, jo vetëm që nuk iu përmbajt kësaj kontrate, por rezultoi, që apartamentin në fjalë ta kishte shitur disa herë. Motra e Shpëtimit, Manuela Mëniku,ka shkuar në derën e apartamentit të premtuar për të vëllain, ku ka gjetur një numër telefoni, që i përket një tjetër personi. Pak ditë më parë, gjatë një operacioni policor, që quajtur “Kontrata False”, Policia e Shtetit arrestoi ndërtuesin Sabri Shera.Arrestimi erdhi pas 6 kallëzimeve penale të personave të mashtruar prej tij. Gjatë operacionit të arrestimit, policia sekuestroi akte noteriale, kontrata sipërmarrje, apo dhe certifikata pronësie. 71-vjeçari akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda dhe fshehje të të ardhurave.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur të dielën në rrjetet sociale, duke bërë vegla në palestër.Në praga të protestës së njftuar për pasditen e së martës, Meta uroi një të dielë aktive për të gjithë, duke ofruar shembullin e tij të stërvitjes.Një mesazh nga posta, por që nuk është i vërtetë, ka mbërritur në telefonat e shumë qytetarëve. Në mesazh kërkohen të dhëna shtesë për porositë, e në këtë mënyrë vidhen të dhënat.

Të Fundit