Adoleshentët i dhunojnë djalin me aftësi ndryshe, policia e Durrësit “refuzon” të marrë denoncimin…

Një nënë e re me tre fëmijë në Durrës, denoncon, se djali i saj i madh, 19 vjec e me aftësi ndryshe, është dhunuar nga 5 minorenë, të cilët e kanë filmuar dhe publikuar videon në tik tok. Sipas zonjës, dhuna është përsëritur edhe herë të tjera.Në rastin e fundit, ajo u drejtua në polici, por ishte ditë e shtunë, ndaj denoncimi nuk iu mor as të shtunën e as të dielën, por vetëm ditën e hënë.Policia nga ana e saj, nuk duket ta ketë marrë seriozisht ngjarjen e rëndë të dhunës ndaj një personi me aftësi ndryshe.Pyetur për rastin, në policinë e Durrësit, kjo e fundit, thotë, se ka identifikuar vetëm 1 nga minorenët dhunues, e do të cojë në prokurori një dosje, për të cilën nuk janë kryer procedurat paraprake bazë.Avokati Arben Llangozi shpjegon, pikat, që duhet të ndiqte policia për këtë rast sensitiv, që është neglizhuar në mënyrë absurde.

Të Fundit