STOP-EMISIONI 120(Sezoni 6) 19 Shkurt 2021-Kaninë/ Postieri i vjedh paratë e dritave, Stop i rikthen energjinë qytetares. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 120(Sezoni 6) 19 Shkurt 2021-Kaninë/ Postieri i vjedh paratë e dritave, Stop i rikthen energjinë qytetares.

Jemi ndalur në fshatin Kaninë të Vlorës, në familjen e Mimoza Sinanajt, e cila denoncon postierin e Babicës, pasi ky i fundit i ka marrë pagesën e energjisë elektrike, por nuk e ka depozituar në llogarinë e OSHEE-së. Bëhet fjalë për 6 muaj të shpërndarë në vite në vlerën 150 mijë lekë të vjetra. Për pasojë, në dhjetor 2020, OSHEE i ka ndërprerë energjinë.Emri i punonjësit është Bekush dhe ai nuk është më në punë. Në zyrën postare të Babicës na thuhet, se nuk ka patur sistem online për pasqyrimin e pagesave dhe cdo gjë bëhej manualisht. Në zyrën e Postës shqiptare, filiali Vlorë, drejtori dhe shefi i burimeve njerëzore pranojnë, se për këtë punonjës ka patur dhe ankesa të tjera. “Stop” u interesua dhe në OSHEE dhe për rastin e zonjës Mimoza Sinanaj u njoftuam, se pagesa u bë nga posta, debia e zonjës u hoq dhe energjia u rilidh.

Në këtë kohë pandemie, që po vazhdon prej thuajse një viti, edhe këngëtarët janë detyruar të ndërpresin akitvitetin e tyre. “Stop” ka biseduar me disa prej tyre. Kastriot Tusha, Valbona Mema, Ervin Bushati, flasin për vështirësitë dhe planet e kësaj kohe të pazakontë.

Na fund të janarit transmetuam rastin e dy kushërinjve, të cilët ishin mashtruar nga shtetasja Verjana Gega e “Perla Agency”. Ajo kishte shpallur një njoftim për vende pune me kontratë në shtetin gjerman, në profilin e ndërtimit, në vitin 2018.Emiljan Vrapi, së pari, u interesua dhe i dha zonjës Gega 1800 euro, ndërsa ajo i premtoi, se do ta ndihmonte atë, të lidhte një kontratë pune.Nëse nuk do ta fitonte vendin e punës, apo të drejtën për vizë, Verjana Gega premtoi kthimin e shumës. Pre e mashtrimit ra edhe kushëriri i Emiljanit, Alban Kodra.Ai pagoi 1650 euro dhe nuk vajti në Gjermani e nuk mori paratë.Verjana u tha të rinjve njëherë, se kishte bashkëshortin rëndë me covid e më pas babain.Pas transmetimit në “Stop”, Emiljano Vrapi thotë, se ai dhe kushëriri i tij kanë marrë shumën e plotë, që i detyrohej Verjana Gega, 3450 euro.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *