E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Emisioni i plotë

STOP – EMISIONI 120 (SEZONI 2)

“Rilindja” e arsimit nga Durrësi në Burrel.
Një foto nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës flet shumë për cilësinë e mësidhënies dhe nxënies në auditore. Pamja, që shfaqet i ngjan një kënete. Drejtoresha e arsimit në Burrel është regjistruar teksa debaton me një qytetare të kthyer nga Gjermania, që kërkon të regjistrojë vajzën në klasën që i takon.Një nxënës në Kamëz ruan ende “të freskët” shpullën e mësueses në fytyrë. Ajo që mbeti nga takimi i Koco Kokëdhimës në Elbasan, ishte një tufë letrash, shpërndarë nëpër sallë.

Saga e regjistrimit të pronës në hipotekën e Durrësit.
Hyjrie Kastrati denoncon në “Stop” sagën me regjistrimin e pronës së saj në hipotekën e Durrësit. Ajo tregon, se edhe pse ka 4 vendime gjykatash ZRPP-ja e qytetit bregdetar nuk ia regjistron tokën, pasi ajo rezulton e regjistruar në emrin e personave të tjerë. Ngaqë kishte shumë parregullsi në regjistrim, sektori i antikorrupsionit pranë kryeministrisë i dha të drejtë Hyrije Kastratit. Por hipoteka sërish nuk ia regjistron. Zonja iu drejtua gjykatave, për të drejtën e pronës së saj dhe prej 5 vjetësh, nuk po arrin ta zgjidhë problemin.

Hetime për avokatin mashtrues dhe korruspion në Universitetin e Shkodrës.
“Stop” sjell në kujtesë të shikuesve rastin e avokatit mashtrues Perlat Kocillari, i cili i mori 25 milionë lekë të vjetra Vangjelina Stambollxhiut, me premtimin, se do t’i nxirrte djalin nga burgu. Për këtë rast, të publikuar dhe në sy të të gjithë publikut, prokuroria duhet të nisë hetimet kryesisht.Në nëntor 2016 shefi i Departamentit të Historisë në Shkodër Simon Lufi dhe zëvendësdekani Rokin Daberdaku u arrestuan për korrupsion pasiv. Por “Stop” ka mësuar, se Daberdaku është liruar dhe kthyer në punë, ndërsa Lufi vijon në arrest shtëpie…?!

Kronikë më e plotë:

Emisioni “STOP” sjell në vëmendje ngjarjen e ndodhur në Nëntor të vitit 2016, ku shefi i Departamentit të Historisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, Simon Lufi dhe zëvendësdekani Rokin Daberdaku u arrestuan për korrupsion pasiv. Por emisioni “STOP” ka mësuar se Daberdaku është liruar dhe kthyer në punë, ndërsa Lufi vijon në arrest shtëpie.

Artan Dragoni, kancelar i Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër tregon për masën e sigurisë për dy pedagogët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

“Gjykata ka vendosur masën e sigurimit “arrest me burg në mungesë”. Brenda tri ditëve Prokuroria ka bërë rivlerësimin e masës së sigurisë, e cila gjykata ka vendosur “Garanci pasurore” për Simon Lufin me arrest shtëpie. Po të njejtën gjë edhe për Rokin Daberdakun.”

Ndërkohë, Gjykata e Apelit Shkodër ka dalë me vendimin numër 644 datë 12.12.2016 e cila ka vendosur:

“Revokimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” me mbikqyrje elektronike parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale dhe caktimin e masës së sigurimit i ndalimit të daljes jashtë shtetit parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale ndaj të dyshuarit Rokin Daberdaku. Ndërsa për zotin Simon Lufi, Gjykata e Apelit Shkodër ka vendosur miratimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.”

Për zotin Simon Lufi u la masa që është kërkuar nga prokurori i çështjes, kurse për zotin Daberdaku u rivendos një masë tjetër, e cila thotë që ai nuk duhet të kalojë kufijtë e Shqipërisë, por vendimi i Gjykatës së Apelit Shkodër nuk shprehet për kthimin apo jo në vendin e punës.

Rektori i Universitetit të Shkodrës, Adem Bekteshi shpjegon:

Njëri është në arrest shtëpie ndërsa tjetri ka dalë dhe Gjykata ka thënë se është në hetim. 

A është në punë akoma?

Po, por pa u shpallur fajtor akoma si mund të dënohet ai.

Po ato janë shpallur fajtorë…

Jo, sepse nuk është bërë gjyqi. 

Është bërë e kam unë vendimin.

Po sille ta shikoj se unë s’di gjë. Mua më ka sjellë një vendim Gjykata, që për njërin është “arrest shtëpie” dhe tjetri “detyrim paraqitje”, për Rokin Daberdakun. Ai ka një masë për mos me dalë jashtë vendit, por nuk ka marrë asnjë masë tjetër. Mua kur ma solli Gjykata u konsultova edhe me Kryetarin e Gjykatës dhe më tha që t’i kthej në punë, derisa të merret vendimi përfundimtar.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑