Stop -EMISIONI 12 (SEZONI 5) 17 shtator 2019-Kamera e fshehtë/ Seks dhe dhurata për provimet e Universitetit.

Situata rëndohet me studenten, që në këmbim të provimeve, duhet t’i japë trupin e saj pedagogut Denis Himci.Ai i kërkon puthje, duke i bërë të qarte zinxhirin e marrjes së provimeve.Madje, ai është i gatshëm, që një kolegeje t’i blejë parfum, që kjo e fundit, t’ia japë provimet studentes. Profesori-doktor i shkencave kërkon puthje, por është i pakënaqur me puthje në faqe…!!!

Kryeministri Rama ka deklaruar në një intervistë në TV Klan, se ka marrë vendimin e madh, që nga sot, gjithmonë e më pak do ta dëgjojmë të flasë për të tjerët dhe të komentojë thëniet apo veprimet e tyre.Rama tha, se kjo është energji e humbur, ndaj ai do të merret me punë. Në përgjigje të një komenti të qytetarëve,se në gjithë këto vite tranzicioni, asgjë nuk është bërë, Rama sugjeron një vizitë te okulisti, pasi është dhe falas.

Emisioni “Stop” solli sonte një tjetër skandal,përmes kameras së fshehtë. Auditoret e Universitetit dhe mënyra, sesi merren provimet në to, ishin në qendër të skandalit. “Stop” dokumentoi me zë dhe figurë, sesi pedagogu Denis Himci, i kërkonte një studenteje raport intim, në këmbim të marrjes së provimeve. Jo vetëm lëndën e tij, por nëse vajza ishte e gatshme, për atë, që i kërkonte profesori, ai do t’ia zgjidhte të gjitha provimet, duke korruptuar edhe kolegët me njohje e dhurata. Gjithë situata zhvillohet në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Studentja në fjalë, me pak “zell e gatishmëri”, do të merrte në pak ditë, të gjitha provimet e dy semestrave. Madje pedagogu do ta trajtonte mirë, me dhurata, telefonë e masazhe të paguar në qendra estetike në Tiranë.

Të Fundit