STOP – EMISIONI 115 (SEZONI 2)

Nga faturat e ujësjellësit tek skandali i groposjes së ilaceve në Dajt.
Një qytetar tregon me foto në “Stop”, se fatura e ujësjellësit i vjen me shuma të ndryshme në taksën e arsimit dhe atë të shtëpisë. Më pas trajtohet cështja e trafikut në autostradë, ilacet e groposura në Dajt dhe fenelinat e ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj.

Kronikë më e zgjeruar:

Grupi i xhirimit të emisionit “STOP” ka udhëtuar drejt Zall – Bastarit, pasi banorët e kësaj zone kanë sinjalizuar se dy ditë më parë, më shumë se tre kamionë kanë ardhur dhe kanë shkarkuar ilaçe të skaduara pikërisht në shtratin e lumit të Zall – Bastarit, i cili derdhet në liqenin e Bovillës.

Pamjet flasin vetë, sesi në këtë territor janë depozituar arka të tëra me ilaçe të skaduara. Vetë gazetarja e “STOP” demonstron para kamerës kutitë e groposura me ilaçe, ku në vetëm pak minuta ka gërmuar dhe ka nxjerrë me qindra ilaçe të tilla.

Problemi nuk qëndron pse këto ilaçe janë groposur, por vendi që kanë zgjedhur është i gabuar, pasi ato mund t’i tërheqë rrjedha e lumit sidomos në ditët me shi dhe i çon direkt në liqenin e Bovillës, uji i së cilit furnizon çezmat në shtëpitë e gjithsecilit prej nesh.

Mashtrimi 68 mijë euro dhe zhdukja e noterit.
Ilirjan Cela denoncon në “Stop”, se vendos të shesë apartamentin e tij dhe për të kryer procedurat i drejtohet noterit Napolon Vasha. Paratë e shitjes, plot 68 mijë euro depozitohen në një bankë të nivelit të dytë, deri në përfundimin e shitjes.Por noteri i tërheq paratë dhe zhduket. Pas kësaj Ministria e Drejtësisë ngre një grup pune dhe i heq licensën noterit Vasha.”Stop” iu drejtua bankës në fjalë, e cila sqaron, se nuk ka të drejtë të ndërhyrjë në llogaritë rrjedhëse të klientëve.Ndërsa Mimoza Sadushi kryetare e shoqatës së noterëve shpjegon, se ka një udhëzim të posacëm, që detyron noterin vetëm të transferojë paratë, por jo t’i tërheqë.

Kronikë më e zgjeruar:

Ilirjan Cela denoncon në emisionin “STOP”, se vendos të shesë apartamentin e tij dhe për të kryer procedurat i drejtohet noterit Napolon Vasha.

Pas nënshkrimit të kësaj kontrate, ata i drejtohen një banke të nivelit të dytë, aty ku depozitohet shuma e 68 mijë eurove. Pak orë pasi derdhen këto para në numrin e llogarisë së noterit, ky i fundit shkon dhe prek depozitën. Por noteri i tërheq paratë dhe zhduket.

Pas kësaj Ministria e Drejtësisë ngre një grup pune dhe i heq licensën noterit Vasha.

Firma “PORTIAL” dispononte një apartament në pronësi të saj, të cilin e shiti. Bashkë me blerësin iu drejtuam zyrës së noterisë me noter Napolon Vashën, ku bëmë kontratën e shit-blerjes. Noteri na nxjerr disa arsye për të shtyrë ditët sepse ai e dinte. Dyshova për këtë gjë dhe i drejtohem “Tirana Bank”. Aty mora vesh që noteri i kishte marrë paratë nga llogaria dhe nuk kishte më lekë. Ministria e Drejtësisë ngriti një grup kontrolli, e verifikoi dhe i hoqi licensën noterit. Por sot e kësaj dite unë ende nuk i kam marrë lekët. Banka nuk mban asnjëlloj përgjegjësie. Unë nuk po di ku t’i marr lekët, unë i çova lekët në bankë dhe banka është garant për këtë, por kur banka nuk mban përgjegjësi është një çështje tjetër.”

Emisioni “STOP” iu drejtua kësaj banke të nivelit të dytë, për të pyetur sesi ka ndodhur kjo tërheqje parash vetëm pak orë pasi ishin depozituar dhe aq më tepër që bëhet fjalë për një shumë prej 68 mijë eurosh. Në përgjigjen e ardhur nga banka thuhet se: “Banka me kërkesë të noterit dhe në zbatim të Udhëzimit nr. 6915/2, datë 30.01.2012 ka detyrë të çelë llogarinë rrjedhëse të dedikuar, por jo të marrë pjesë në administrimin e fondeve të kësaj llogarie sëbashku me noterin”.

Ndërsa Mimoza Sadushi Kryetare e Shoqatës së Noterëve shpjegon, se ka një udhëzim të posaçëm, që detyron noterin vetëm të transferojë paratë, por jo t’i tërheqë.

“Në këtë udhëzim përcaktohet saktësisht që noteri duhet të ketë një llogari rrjedhëse në bankë, llogari e cila është e ndryshme nga llogaritë personale apo individuale, që ka noteri si person fizik. Në këtë udhëzim caktohet edhe saktësisht që me përfundimin e të gjithë procedurës, pra të bërjes së kontratës, të regjistrimit të pronës në emër të blerësit noteri transferon shumën nga llogaria e tij në llogarinë e shitësit. Pra në këtë udhëzim përmendet specifikisht, që noteri nuk ka të drejtë të tërheqë shumën, por vetëm e transferon nga llogaria e tij në llogarinë e shitësit. Për çdo derdhje apo tërheqje që mund të bësh në bankë, kjo e fundit patjetër duhet të pyesi se për çfarë i derdh këto para dhe në momentin kur blerësi ka vajtur dhe ka derdhur shumën në llogarinë e noterit, banka patjetër që duhet ta pyesi se për çfarë derdhet kjo shumë dhe duhet t’i kërkojë kopjen e kontratës së shitjes mbi bazën e të cilës derdhet shuma.”

Saga e 13 familjeve të nxjerra nga shtëpitë në emër të ish-pronarëve.
13 familje detyrohen të hyjnë në grevë urie në vitin 2013, pasi Enti Kombëtar i banesave, i nxjerr nga godina 3-katëshe pranë shkollës “Petro Nini” në Tiranë. Kjo lëvizje u bë në emër të ish-pronarëve, që u njihej e drejta e pronës së tyre. Sot banorët përballen me të njejtin problem. Familja Salepi pretendon pronësinë e të gjithë godinës, por gjykata provoi, se dokumentacioni për këtë pretendim, ishte falsifikuar nga ish-drejtoresha e AKKP-së Dhurata Hoxha. Cështja shkoi për hetim në prokurori dhe prokurorja Ida Ahmetlli nuk e ka shqyrtuar, që nga marsi 2016.

Të Fundit