STOP – EMISIONI 114 (SEZONI 2) – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 114 (SEZONI 2)

Mbërrin flota e eskavatorëve, reagimi i OSHEE-së për “Stop”.
Në portin e Durrësit mbërriti dje një flotë prej 61 eskavatorësh për 61 bashkitë e vendit. I pari, që provoi të ngjitej në mjetin ende me qese, ishte kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.OSHEE ka reaguar menjëherë pas kameras së fshëhtë, të shfaqur mbrëmë në “Stop”, ku me para nën dorë lidhej energjia në një lavazh.Shefi i grupit F.Beshi dhe elektricisti H.Nika u pezulluan nga detyra dhe për ta do të vijojë procedura ligjore.

Shfryrja e flluskës së Ilir Beqes për reformimin e Urgjencës.
Në këtë pjesë të emisionit, “Stop”, shfryn një nga flluskat e reformimit të shëndetësisë, pretenduar nga ministri Ilir Beqaj. Që nga shpërbërja e shërbimit të urgjencës në dhjëtor 2015, ky shërbim ka ardhur duke degraduar.Punonjësit e këtij sektori, janë shpërndarë në 3 spitalet e Tiranës dhe më së shumti punojnë pa kontrata.Ndërsa autoambulancat janë në gjendje të mjerueshme, pa kolaudim dhe pa siguracion.

Kronikë më e zgjeruar:

Emisioni “STOP” solli degradimin që ka pësuar Urgjenca Mjekësore e Tiranës, që është në shërbim për gati 1 milion banorë të kryeqytetit. Në 31 dhjetor të vitit 2015 kjo urgjencë u shkri, por në atë kohë shefi i kësaj urgjence nuk iu tha punonjësve se cilat ishin arsyet dhe ku do të shkonin rreth 60 punonjës të këtij institucioni.

Menjëherë pas reagimit të punonjësve të kësaj urgjence vjen edhe urdhri nga ministri Ilir Beqaj, ku sqaronte se kjo urgjencë ishte ndarë në tre pjesë dhe përkatësisht në: Spitali i Traumës, spitali “Shefqet Ndroqi” dhe spitali QSUT.

Punonjësit e këtij sektori janë shpërndarë në këto tre spitale të Tiranës dhe më së shumti punojnë pa kontrata pune.

Edmond Zaçe, Shef i Burimeve Njerëzore në spitalin “Shefqet Ndroqi” shprehet se: “Në momentin që personeli ka ardhur është paraqitur këtu me dokumentacionin që kishte dhe duke u bazuar në Kodin e Punës në kemi bërë verifikime të dokumentave dhe kemi bërë kontratën e punës për çdo person.”

Ndërkohë Odeta Misha, Shefe e Burimeve Njerëzore në Spitalin e Traumës shprehet se: “Në datë 01.02.2016 ka ardhur në bazë të urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë është bërë transferimi i personelit të Urgjencës Mjekësore të Tiranës, prej 20 vetash. Këto 20 vetë kanë ardhur me transferim tek spitali jonë, por aktualisht nuk është se kemi lidhur ndonjë kontratë, thjesht është bërë transferimi.”

Sakaq nga QSUT vjen përgjigja zyrtare në lidhje me kontatat e punonjësve në të cilën thuhet se: Punonjësit e Urgjencës Mjekësore të Tiranës tranferuar në QSUT, kanë lidhur kontratë pune individuale bazuar në legjislacionin në fuqi. Por se kur e kanë lidhur këtë kontratë pune nuk është vënë në dispozicion. Në bazë të informacioneve kontrata e punës për punonjësit e Urgjencës Mjekësore të Tiranës është lidhur fiks pasi emisioni “STOP” ka dërguar shkresën zyrtare në datën 24.01.2017.

Ndërsa autoambulancat janë në gjendje të mjerueshme, pa kolaudim dhe pa siguracion, ku kanë më shumë se pesë vite në gjendje të tillë.

Shefi i Urgjencës – Do të jetë një surprizë e madhe për Tiranën. Do të vijnë makinat e reja.
Gazetari – Po këto që janë? Janë 7-8 vite të pakolauduara?
Shefi i Urgjencës – Jo, nuk janë 7-8 vite të pakolauduara.
Gazetari – Aq janë se i kemi parë…
Shefi i Urgjencës – Jo nuk janë…2 vjet, nuk e di! Disa janë 1 vit, pjesërisht të kolauduara.
Gazetari – Ja, këto janë 5?
Shefi i Urgjencës – Ja, ja, tani shikoni, shikojmë…
Gazetari – Hajde i verifikojmë!
Shefi i Urgjencës – Më vjen shumë keq, po mor burrë siguracionet këto janë, kolaudimet… nuk jam shumë i sigurtë. Këto janë në shërbim mo vëlla, të gjithë.

Rebelimi i pazakontë i një infermieri urgjence.
Frrok Bardhi punon prej 10 vjetësh në Urgjencën e Tiranës. Ai na tregon mjerimin e pashoq të këtij shërbimi. Duke sjellë në vëmendje arritjet e pretenduara të ministrit Beqaj 2 ditë më parë, Bardhi na tregon ambientet e brendshme të autoambulancës, me të cilën do të duhet të shpëtojë jetë humanësh. Revolta e tij vijon edhe me demostrimin e pajisjeve, që kanë kushtuar miliona në autoambulancë dhe poliklinikën nr.9 në kryeqytet. I pyetur për këtë situatë, ministri Beqaj zgjedh edhe njëherë heshtjen…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *