Mehdi Behluli nga Manza e Durrësit, në vitin 2013 mori një kredi te Shoqëria “Kursim Kredi” në Hamallaj, Durrës. Ai mori 2 milionë lekë, që me gjithë interesa, shkonin për të paguar 2 milionë e 600 mijë lekë (të vjetra). Në vitin 2016 Mahdiu shlyen plotësisht kredinë dhe këtë e vërteton me një sërë dokumentash.Por,nga 2019-ta e deri më sot ai nuk është më i qetë, pasi mëson, se kjo shoqëri financimi e ka hedhur në gjyq, dhe i kërkon ta paguajë shumën e marrë.Denoncuesi nënshkruan një deklaratë noteriale me ish- kryetarin e bordit të shoqërisë në fjalë, ku ky i fundit pranon, se Mehdiu ka shlyer cdo detyrim.Vec kësaj, Mehdiu disponon edhe një pasqyrë kalendarike, që vërteton këstet e shlyera për të gjithë periudhën, si dhe një vërtetim nga Banka e Shqipërisë, e cila gjithashtu provon, se Mehdi Behluli nuk ka kredi të palikujduar në emrin e tij.
Në mediat sociale, po bëhet virale një video, ku një e re kineze ka ftuar gjithë ish-të dashurit në dasëm. Ata janë ulur në një tavolinë dhe nusja pretendon, se në këtë mënyrë, do t’i bëjë ata të kuptojnë, se cfarë kanë humbur.
Në 6 maj 2022 ishim në Kavajë për problemin e edukatores Alma Teferici. Bashkëshorti i saj, Bledar Teferici, shpjegoi, se gruas së tij i kishte ardhur një urdhër transferimi në mes të prillit, nga kopshti numër 1 në një cerdhe në Kavajë. Zonja e ankimoi vendimin e kryetarit të bashkisë.Pak pak ditë më pas edukatorja Alma Teferici, mori një shkresë, ku thuhej, se transferohej nga kopshti nr. 1 në qytet në një kopsht në fshatin Karpen, një transferim në shkelje, pa kërkesë dhe pa dëshirën e zonjës. Sikur të mos mjaftonte kjo, edukatorja në Karpen nuk kishte dëshirë, që të largohej nga kopshti, ku punonte. Ne u rikthyem në Kavajë dhe u takuam me Alma dhe Bledar Teferiçi, të cilët na shpjeguan, se paralelisht me procesin gjyqsor janë drejtuar edhe te komisioneri për mbrojtjen nga diskrimimini dhe ky i fundit me një vendim të 20 dhjetorit 2022 ka kërkuar rikthimin në vendin e punës për Alma Tefericin, duke e konsideruar largimin për arsye politike. Qytetari i drejtohet Zyrës së Arsimit Parashkollor në Bashkinë e Kavajës, Zyrës së Protokollit dhe Burimeve Njerëzore, të cilët pranojnë, se kanë marrë shkresën, por nuk e sqarojnë më tej.