13.100 Euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 27-vjeçari

Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit në autobusin e linjës Athinë-Tiranë në sedijen e drejtuesit të mjetit F.A. kanë gjetur 13.100 Euro të cilat 27-vjeçari nuk i kishte deklaruar sipas parashikimeve ligjore në fuqi. Shuma e Eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 27-vjeçarin F.A. banues në Tiranë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit