STOP – EMISIONI 1 (SEZONI 2) – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 1 (SEZONI 2)

Stina “e mbarë” e hashashit në Shqipëri!
Në pjesën e parë të emisionit Stop trajtohet me humor dhe ironi bilanci i të korrave të hashashit gjatë kësaj vere në Shqipëri.Më pas një iniciativë solidariteti për viktimat e tërmetit në Amtrice në Itali.Dhe në fund të pjesës së parë, intervista me deputetët dhe qytetarët e thjeshtë mbi kuptimin e ligjit të vetingut të votuar në parlament.

 
Sa kushton një provim në Universitetin e Shkodrës?
“Pre” e kameras së fshehtë të emisionit  “Stop”, kanë rënë pedagogë të universitetit Luigj Gurakuqi në Shkodër. Investigimi i gazetarëve të programit tregon sesi mund ta marrësh një provim në cikle të ndryshme të studimeve, duke paguar 100 euro. Në këtë situatë përfshihet edhe shefja e departamentit të Bio-Kimisë Ditika Kopliku.

 
Hitparade e absurdit shqiptar!
Në këtë pjesë të emisionit transmetohen imazhe apo video të situatave absurde nga realiteti ynë i përditshëm.  Me humor dhe ironi Saimir dhe Genti komentojnë episodet e shfaqura.                             

                                       
Previous ArticleNext Article

1 Comment

  1. per regjistrimin e femijeve ne klase te pare po ndodh nje shqetesim. duhen plotesuar disa dokumente si edhe vizite tek okulisti. shkojme tek okulisti dhe na japin nje date planifikimi per vizite ne fund te shtatorit si edhe nje leter qe shkolla te regjistoje femijen, e dergojme letren ne shkolle dhe nuk na e pranojne dhe na thone shkoni ku te doni tek privati , ne duam viziten e kryer nga okulisti dhe nuk na intereson planifikimi i tij. tani ne duhet te shkojme neper klinika private sepse shteti nuk meret vesh me shtetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *