Stop – Durres, studenteve te shteterorit u mbyllet dega ne prag diplomimi! (30 maj 2019) – Stop
Të Gjitha

Stop – Durres, studenteve te shteterorit u mbyllet dega ne prag diplomimi! (30 maj 2019)


50 studentë të Universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës, ngrenë në “Stop” shqetësimin e tyre. Ata janë në prag diplomimi në degën “Ekspert në Proceset e Formimit në Fakultetin e Edukimit”, por kanë mësuar, se dega po mbyllet. Ata kanë paguar nga 25 mijë lekë të reja cdo muaj për studimet e në këtë situatë, askush nuk mban përgjegjësi.Dekania e fakultetit, Griselda Abazaj,debatoi me studentët, por tha vetëm, se ata do të marrin përgjigje me shkrim.Ndërsa nga rektorati thonë, se janë të prirur, për t’i sistemuar studentët aktualë në degë të përafërta.Përsa i përket të diplomuarve, duhet ndërhyrja e ministrisë së arsimit.Nora Malaj, ish zëvendësministre e arsimit, tregon, se problemi është i vjetër, por duhet marrë seriozisht për zgjidhje.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *