E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg

“STOP” denoncoi qentë e ngordhur ne Pogradec,reagon Bashkia

Reagim!

Bashkia Pogradec ka ndjekur me shqetësim të madh të gjithë situatën e krijuar në rrjetet sociale bashkë me shqetësimin e ngritur nga shoqatat që përkujdesen për kafshët, në lidhje me një video të publikuar nga emisioni Stop.

Jo më larg se dje, përfaqësues të bashkisë zhvilluan një takim edhe me qytetarët të cilët kishin ardhur posaçërisht për rastin e denoncuar. Në këtë takim ne kemi shpjeguar të gjithë proçesin e punës që ndiqet nga ne për kafshët e braktisura dhe hapat që do të ndërmerren në vazhdim gjuthashtu.

Ditën e sotme specialistët veterinarë pranë bashkisë dhe punonjësit kanë bërë të mundur zhvendosjen dhe pastrimin e vendit ku ishin hedhur kafshët. Nga ana tjetër, ditën e sotme ne kemi përcjellë edhe kallzimin tonë penal në lidhje me këtë ngjarj pranë policisë dhe prokurorisë së Pogradecit. Inkurajojmë organet ligjzbatuese që të zbardhin sa më shpejt ngjarjen dhe të vendosen para drejtësisë personat që e kanë kryer këtë akt të shëmtuar dhe makabër pasi në bazë të pamjeve dhe verifikimeve në terren është konsumuar vepër penale.

Bashkia Pogradec garanton të gjithë qytetarët, shoqatat dhe çdo instancë tjetër se jovetëm që distancohet nga akte të tilla, por dënon me forcë ato. Asnjë individ i caktuar nuk mundet që të cënojë imazhin e qytetit dhe qytetarëve pogradecarë.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑