E Diel, 29 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Bardhi: Ky është polici që qëlloi deputetin e PD-së në protestë, të arrestohet! Berisha viziton deputetin Hoti në spital: E morën në shenjë në zemër Ministri Demo kërkon pezullimin e efektivit që qëlloi me plumb gome deputetin në protestë 82-vjetori i Çlirimit, Rama dhe Begaj zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit Tiranë, hodhi molotov në drejtim të policisë gjatë protestës, arrestohet 18-vjeçari 29 Nëntori, Rama uron shqiptarët për Ditën e Çlirimit ‘Shfaqet’ Lulzim Basha, merr pjesë në pritjen e Begajt për 114-vjetorin e Pavarësisë Berisha: Rama përdori të gjitha mjetet kundër protestuesve Demo thirrje qytetarëve pas protestës: Të bashkohemi kundër dhunës, Shqipëria është e të gjithëve 114-vjetori i Pavarësisë, Begaj mesazh protestuesve: Dialogu është rruga, dhuna nuk është zgjidhje
Aktualitet

Sot protesta e opozitës para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen

Policia ka marrë masat për garantimin e mbarëvajtjes së protestës kombëtare të thirrur nga opozita ditën e sotme në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Mbi 1000 efektivë do të jenë në terren dhe në gatishmëri, ku përveç forcave të rendit, Forcave Kombëtare të Sigurisë dhe RENEA-s, do të ketë edhe agjentë civilë.

Duke nisur që prej orës 23:45, të së enjtes nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

Nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Në rast bllokimi, Policia e Tiranës ka marrë masat për të devijuar qarkullimin e automjeteve përmes rrugëve alternative.

Policia iu bën apel qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Policia e Tiranës i bën thirrje qytetarëve që të distancohen në rast se gjenden përballë veprime të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑