Sot, Dita Botërore e Kursimeve

Dita Botërore e Kursimeve kremtohet për gati një shekull, me qëllim për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për rëndësinë e kursimit të parave për ekonomitë moderne dhe individët.

Kjo ditë, e cila shënohet më 31 tetor, kërkon të promovojë virtytin e shpenzimeve të mençura si dhe kursimin e parave në banka, në vend të mbajtjes së tyre në shtëpi dhe jashtë ekonomisë, sipas Bankës Botërore të Kursimeve dhe Institutit të Bankave me Pakicë.

Kursimi është jetik për të pasur një mirëqenie të qëndrueshme dhe ky zakon duhet të çimentohet që në moshë të hershme, për të ndihmuar burrat dhe gratë të parandalojnë vështirësitë ekonomike dhe të ndërtojnë një të ardhme për veten dhe familjet, shkruan KosovaPress.

Dita Botërore e Kursimeve u shënua më 31 tetor 1924, gjatë Kongresit të parë Ndërkombëtar të Bankës së Kursimeve në Milano të Italisë.

Të Fundit