“Sot 78 vjeç! Në pranverën time të re politike”, Berisha feston ditëlindjen

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, feston sot 78-vjetorin e lindjes dhe urimin e parë publik e mori nga Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shkruan: Gëzuar ditëlindjen Prof.Dr. Sali Berisha! Shumë urime të përzemërta!

Urimi i Metës për Berishën përforcon edhe më shumë fjalët se dy kryetarët e partive do të bashkëpunojnë për zgjedhjet lokale të 2023-it.

Sakaq edhe vetë Berisha ka uruar veten në Facebook, duke falenderuar familjen dhe gjithë mbështetësit e tij.

Krahas fotos me bashkëshorten, Liri Berisha, kreu i Partisë Demokratike shkruan:

“Sot 78 vjeç! Udhëtoj njëheras në dy stinë. Në vjeshtën e bukur të jetës dhe, në një pranverë të re politike! Lavdi zoti! Mirënjohje të pakufishme familjes time dhe të gjithëve ju miq. sb”

Të Fundit