Soreca nga Elbasani: Të shqetësuar për blerjen e votës, por edhe shitja përbën vepër penale

Pas takimet me disa nga kandidatët e partive politike në Elbasan, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca u shpreh para mediave se zgjedhjet duhet të jenë të lira, të ndershme dhe transparente.

“Donim të shikonim një fushatë të përqendruar tek programet, të përqendruar tek qytetarët shqiptarë dhe tek nevojat e tyre dhe jo të përqendruar tek sulmet dhe tek intimidimet. Ua përsëritëm këtë mesazh liderëve që takuam. Ajo çka është vërtetë e rëndësishme dhe mjaft thelbësore për ne është këto zgjedhje të jetë të lira të ndershme dhe transparente”, u shpreh ambasadori.

Në fjalën e tij ai theksoi se blerja por edhe shitja e votës përbëjnë vepra penale.

“Ne kemi dëgjuar për shqetësimet për blerje të votës, mos harroni që blerja e votës është një vepër penale, parashikohet nga neni 328 i kodit penal, por shtije votës, edhe kjo është vepër penale”, u shpreh Soreca.

“Ne do të jemi në vëzhgim të zgjedhjeve.  Këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme edhe për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, përfundoi ambasadori.

Të Fundit