Solidariteti/ Ndihma për vajzën me leuçemi/ vinç për të riun e pamundur-Stop-26 Mars 2021

Emisioni Stop ka transmetuar rastin e Siborës, vajzës tre vjecare, e cila është diagnostikuar me leucemi. Babai i saj Mikal Muca, bëri apel për ndihmë dhe ne jemi rikthyer në QSUT, për të treguar solidarizimin me këtë rast. Një kolektiv në një rrobaqepsi në Paskuqan kanë dhuruar një shumë prej 500 mijë lekësh të vjetra, ndërsa Abaz Beka nga Italia, ka dhuruar 100 euro. Në 21 janar emisioni Stop ka transmetuar rastin e Edi Bajraktarit, djalit nga Shkodra i cili ishte i sëmurë dhe kishte shumë nevoja, mes të cilave një vinc, për ta lëvizur dhe për ta ngritur.Ne kemi shkuar sërish në fshatin Prezë, pasi Lumturie Skoku dëshiron t’i bëjë një dhuratë Edit, një vinc i pajisur me veshje dimërore dhe verore.

Të Fundit