Skënder Brataj: Situata është e qëndrueshme, por mund të ketë kufizime të tjera – Stop
Lajme, Të Gjitha

Skënder Brataj: Situata është e qëndrueshme, por mund të ketë kufizime të tjera

Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare është shprehur gjatë takimit me mjeket e diasporës se mund të këtë kufizime të tjera, për shkak të situatës së pandemisë.

Pritet që Komiteti i Ekspertëve për të marrë vendimin nëse do kemi shtrëngim masash. Këto dy javë kemi pasur rritje të infektimeve, por situata është e qëndrueshme. Mund të ketë kufizime të tjera”, mësohet të ketë thënë mjeku.

Sa i përket votimit më 25 prill të personave të infektuar me COVID-19, zoti Brataj tha se ende nuk ka një vendim sesi do votojnë personat e prekur.

Pritet që Komiteti i Ekspertëve të mblidhet ditën e nesërme për të përcaktuar masat e reja anti-COVID.

Prej 11 shkurtit e deri më sot janë regjistruar 13,635 raste të reja dhe 208 viktima, me një mesatare prej rreth 1,050 rastesh dhe 16 viktimash në ditë.

Ndërkohë numri i të shtruarve në spitale është shtuar ndjeshëm nga 492 që ishte më 11 shkurt në 648 të martën.

Në përgjithësi raporti i të shëruarve dhe të infektuarve ka vijuar të jetë negativ pavarësisht se gjatë këtyre dy javëve, sipas të dhënave të ministrisë janë shëruar mbi 11,000 persona.

Aktualisht numri i rasteve aktive është në 35,207, me një rritje prej 1,310 rastesh më shumë se data 11 shkurt.

Mjekët bëjnë apel për shtrëngim masash.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *