E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Spitali Memorial në Fier, Manastirliu apel mjekëve të diasporës: Kontribuoni që të ngremë një model të ri

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko kanë vlerësuar kontributin e profesionistëve të shëndetësisë në Diasporë, në Samitin që u mbajt sot virtualisht, ndërsa i kanë ftuar ata që të kontribuojnë në vendin tonë.

“Dua që të falënderoj të gjithë mjekët kudo, brenda dhe jashtë vendit për rolin që ata kanë patur përgjatë një viti që konsiderohet më sfiduesi, në këto 100 vitet e fundit. Dua të falënderoj mjekët e diasporës për kontributin e dhënë jo vetëm për informacionet për publikun përmes medias, por edhe për atë që është më pak e njohur, por që është një kontribut i qenësishëm, për bashkëpunimin për të përmirësuar protokollet mjekësore, për mënyrën e menaxhimit të situatës së pandemisë dhe për të ndarë me kolegët e tyre në Shqipëri praktikat më të mira, në kohë reale në këtë situatë, me qëllim forcimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe me synim final përmirësimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët dhe pacientët e prekur nga COVID19”, -tha Manastirliu.

Duke vënë theksin tek përmirësimi i kushteve të punës dhe incentivave financiare, ministrja e Shëndetësisë bëri me dije politikat e qeverisë shqiptare për profesionistët e shëndetit.

“Në asnjë moment nuk është ndalur vëmendja nga profesionistët e shëndetit, duke i mbështetur ata, duke krijuar kushte më të mira pune, duke rritur nivelin e pagave dhe incentivat financiare. Rritja historike e pagave, e konkretizuar këtë vit me 40% dhe në tërësi në këto 8 vite me 57% rritje pagash në të gjithë vendin, në të gjitha nivelet, nga ai parësor në atë terciar është një premtim I mbajtur për profesionistët e shëndetit. Gjithashtu, për të gjithë mjekët që punojnë në Shqipëri dhe ofrojnë shërbim jashtë vendbanimit, Qeveria ka alokuar një bonus të veçantë 2.5 milion lekë plus pagës. Duhet theksuar se përgjatë pandemisë, për të gjithë personelin mjekësor, mjekë, infermierë, staf mbështetës në spitalet Covid apo aty ku u shërbehet pacientëve me Covid19, Qeveria ka vendosur bonusin special 1 mijë euro për mjekët dhe infermierët dhe 500 euro për personelin mbështetës, për të përkrahur mjekët, infermierët në frontin e parë të luftës kundër Covid19”, -pohoi ajo.

Duke folur për planin e vaksinimit, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se Shqipëria i ka kapacitetet dhe ka një plan ambicioz vaksinimi anti-COVID.

 

 

“Qeveria ka parapaguar rreth 1.6 milion doza vaksine, duke garantuar kështu vaksinimin e 800 mijë qytetarëve, me dy kontrata, me Pfizer dhe COVAX, ndërsa nuk i kemi ndalur kontaktet, qoftë me vende të Bashkimit Europian, qoftë me vende të tjera, për të siguruar ardhjen sa më parë të vaksinave, për të ecur me ritme të larta të vaksinimit. Duhet të jemi realistë, Shqipëria është e dyta në Rajon pas Serbisë që ka nisur vaksinimin dhe ne i kemi kapacitetet dhe ajo çka ne synojmë në planin tonë ambicioz, është që të mundemi të vaksinojmë popullatën në 14 muaj”, -tha Manastirliu.
Duke folur për mënyrë e re të menaxhimit spitalor, Ministrja e Shëndetësisë u ka bërë thirrje mjekëve të diasporës për të kontribuar për krijimin e modelit të ri të autonomisë që pritet të fillojë nga Spitali I ri Memorial që po ndërtohet në Fier.

“Spitali Rajonal Memorial në Fier, që po ndërtohet falë ndihmës së Turqisë, do të jetë spitali i parë që do të pilotojë autonominë spitalore. Modeli që do të zbatojmë në spitalin e ri në Fier do të jetë një gur kilometrik për ndryshimin e menaxhimit të spitaleve tona. Do të sjellë më shumë rritje të cilësisë së shërbimeve për qytetarët, por edhe një model të ri për vlerësimin e personelit shëndetësor, përmes vlerësimit të performancës. Ndaj dua t’iu bëj thirrje të gjithëve ju, mjekë të diasporës, që të jepni kontributin tuaj personal në krijimin e këtij modeli të ri. Brenda dy javësh do të hapim thirrjen për rekrutimin e personelit mjekësor për këtë spital, i cili do të menaxhohet nga kolegë turk për një periudhë, deri sa të ngrihet modeli”, bëri thirrje Manastirliu.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑