Skandali i liceut të Fierit/ Dalin te tjera mesazhe hot të mësuesit me nxënësen.

Skandali i mësuesit të kantos, në shkollën e mesme artistike të Fierit, nuk duket të ketë qenë një rast i izoluar.

Agron Bego, i vetëquajturi Zhigolo i liceut, ka patur kolegë e bashkëpunëtorë në bëmat e tij. Emisionit “Stop” zbardh sonte në mbrëmje një tjetër histori me sfond seksual, që është zhvilluar brenda kësaj shkolle mes një tjetër mësuesi dhe një nxënëseje në moshë të mitur.

Sikur të mos mjaftonte historia aspak etike, në mesazhet, që pritet të publikohen sonte del në pah, sesi mësuesit kishin dijeni për historitë intime të njëri-tjetrit, madje i prezantonin vajza njëri-tjetrit.

Në mesazhe del sërish emri i profesor Agronit, por edhe i një mësueseje tjetër, që e dinte situatën brenda shkollës.  Por gjithcka duket se është mbuluar më së miri nga një rrjet nepotizmi, që funksionon në shkollë, ku të gjithë janë familjarë e të afërm me njëri-tjetrin. Më shumë detaje nga “telenovela” e liceut të Fierit, do të mund të mësoni sonte në mbrëmje në emisionin “Stop” në TV Klan në orën 20.10

Të Fundit