“S’ka s’dua”, Rama: Vaksinimi për pedagogët dhe studentët do të bëhet i detyrueshëm

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të enjte Rezidencën Studentore Universitare nr. 2. Gjatë këtij inspektimi ai tha se me kohën vaksinimi për studentët dhe pedagogët do të bëhet i detyrueshëm.

“E rëndësishme është që mund të vijë momenti duke pasur parasysh me atë që po ndodh nëpër botë dhe pasur parasysh vaksinimi do të jetë i detyrueshëm dhe duhet t’ia komunikojmë intisivisht kur vjen momenti të mos thonë pse s’na thanë. Për të gjithë ata që kanë pjesë të aktivitetit për të qenë bashkë me të tjerë. Nëse për veten e tyre mund të thonë s’ia dimë të tjerët. Vaksina nuk të heq rrezikun e infektimit, port ë bën që kur të infektohesh ta kalosh më lehtë. Askush sia ka borxhë askujt për të shkuar në spital se të tjerët thonë s’dua”, tha Rama.

Të Fundit