Bllokuan trafikun për video në “Tik Tok”, ja sa ishte gjoba për ‘shoferen’ pa patentë. – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Bllokuan trafikun për video në “Tik Tok”, ja sa ishte gjoba për ‘shoferen’ pa patentë.

TIRANE – Katër vajza në Tiranë kanë bllokuar trafikun në Unazën e Re, ku kanë dalë para makinës së tyre duke kërcyer, për një video që më pas e kanë publikuar në “Tik Tok”. Videoja e tyre u shpërnda në rrjetet sociale.

Vajzat shfaqeshin duke ndaluar automjetin e tyre, një “Mercedes Benz”, në mes të rrugës. Ato dolën nga makina dhe 3 prej tyre filluan të kërcenin, ndërkohë njëra prej tyre priste në makinë, edhe ajo duke kërcyer.

Të pashqetësuara për trafikun e krijuar, edhe pse kishin një varg të tërë makinash prapa, vajzat vazhduan kërcimin derisa përfunduan videon. Më pas u kthyen qetësisht në makinë, pa e vrarë mendjen për boritë e makinave që binin pa pushim.

Policia reagoi dje në lidhje me ngjarjen e pazakontë dhe sqaroi se:

“Nisur nga publikimi në media sociale, i një videoje ku shfaqej një shtetase, e cila nga verifikimi rezultoi se më datë 22.08.2021, kishte ndaluar automjetin në karrexhatë, në rrugën ‘Teodor Keko’ dhe së bashku me pasagjeret që udhëtonin me të kryente veprime të ndaluara në rrugë, duke krijuar një gjendje të rrezikshme dhe bllokim të trafikut, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, pasi identifikuan zonën dhe të dhënat e automjetit, bënë të mundur konstatimin dhe shoqërimin e automjetit, si dhe procedimin penal të drejtueses, shtetases V. D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, pasi rezultoi e pa pajisur me leje drejtimi”, tha Policia.

Gjithashtu, kjo shtetase u ndëshkua me masë administrative 50 mijë lekë të rinj, për veprime të ndaluara në rrugë, ndërsa mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe procedimin e personit përgjegjës që i ka besuar mjetin shtetases së papajisur me leje drejtimi”, përfundoi Policia.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *