Një ilaç për kuajt po promovohet nga Facebook si kurë anti-COVID

Një ilaç që përgjithësisht përdoret për të trajtuar parazitët në kuaj, bagëti dhe qen po promovohet në grupet e Facebook si një kurë kundër COVID-19. Në platformat e rrjetit social po vendosen reklama me pagesë për të promovuar ilaçin e quajtur Ivermectin.

Ndërsa Ivermectin përdoret për të trajtuar disa gjendje tek njerëzit, ilaçi nuk është i licencuar ose miratuar për përdorim në trajtimin e COVID-19.

Në grupe të ndryshme në Facebook po ofrohet ndihmë edhe për përdorimin e Ivermeticin.

Zyrtarë të Shëndetit Publik në Misisipi njoftuan se 70 % e telefonatave që kërkonin ndihmë për helmimet ishin të lidhura me përdorimin e Ivermectin.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), të gjithë thonë se Ivermectin duhet të përdoret vetëm për të trajtuar COVID nën mbikëqyrje të drejtpërdrejtë mjekësore si pjesë e provave klinike të kontrolluara.

Të Fundit