E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg
Aktualitet

‘Ska kush ti varrosë’ – Trupat e amerikanit dhe gruas ende në morg, asnjë nga familjarët nuk i tërhequr

Asnjë prej anëtarëve të familjeve të dy viktimave që u shënuan në Tiranë përmes një akti të rëndë të shtetasit amerikan Matthew Wertz, që vrau bashkëshorten e më pas veten, nuk është paraqitur për tërheqjen e trupave deri tani.

Grupi hetimor i ngritur për krimin në familje ka marrë në pyetje kolegët dhe drejtuesit e kolegjit ku punonte Matthew Wertz. Në deklarimet e këtyre të fundit mësohet të kenë thënë se profesori amerikan ishte i qetë dhe nuk ka shfaqur asnjë problematikë për katër vite që ka shërbyer në këtë kolegj apo të ketë ndarë me ta ndonjë shqetësim.

Çifti mësohet se më herët ka jetuar në një banesë që ndodhet tek “Unaza e Re” dhe vetëm prej një muaj ishin zhvendosur në banesën private ne rrugën “Valbona” në Laprakë ku ndodhi ngjarja.

Nga fqinjët nuk ka deklarime me vlerë për hetimin pasi nuk kanë pasur shumë komunikim me ta. Ndërkohë, të njohur të Matthew Wertz thonë se në të shkuarën ka pasur probleme me konsumimin e alkoolit dhe depresionin.

Në banesë janë rikthyer ekspertët për të gjetur gjurmë të mundshme të tjera përveç atyre të çiftit të bashkëshortëve.

Trupat e tyre i janë nënshtruar ekzaminimeve mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet konkrete të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet se burri vrau gruan më pas 2 qentë që mbanin në banesë dhe më pas veten. Trupat vijojnë të qëndrojnë prej ditës së ngjarjes dhe deri më sot në morg

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑