E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!

Situata financiare e studentëve shqiptarë më e rënda në Europë.

Studentët shqiptarë paraqiten më vështirësitë më të mëdha financiare në Europë sipas një studimi që bëri Qendra Gjermanë për Kërkime në Arsimin e Lartë nëpërmjet ne një anketë me studentë në të gjitha vendet europianë. Anketa e cila mori në vrojtim situatën ekonomike të studentëve gjatë periudhës 2016-2018 tregoi se, 73 % e studentëve shqiptare kishin pohuar vështirësi financiare, ndërsa prej 35 % prej tyre vështirësitë ishin shumë serioze.

Shqipëria, Gjeorgjia kishin numrin më të lartë të studentëve në gjendje të mjerë ekonomike. Anketa gjeti se në Gjeorgji 23 % e studentëve ishin në gjendje ekonomike shumë të vështirë ndërsa në Shqipëri 17 % e studentëve raportuan situatë shumë të vështirë financiare, nivele këto nga më të lartat në Europë.

Studimi  se Shqipëria ka një numër më të madh studentësh që nuk kanë në traditën e tyre familjare arsimin e lartë, dmth vijnë nga prindër me arsim të mesëm ose të ulët, vë në dukje se, Shqipëria ka numrin më të ulët të studentëve që punojnë ose kanë përvojë pune.

Anketa tregoi se vetëm 15 % e studentëve shqiptare kishin përvojë pune, teksa në vendet perëndimore kjo përqindje është shumë më e lartë. Në Islande 52 % e studentëve janë edhe në punë.

Gjithashtu studentet shqiptare janë të prirur të mos vonojnë studimet master. Mesatarisht 72 % e studentëve në Shqipërisë nuk shkëputen më shumë se një vit nga studimet master.

Në katër vitet e fundit, për çdo vit akademik, në auditorët e universiteteve shqiptare po ulen më pak studentë. Në vitin 2018 u regjistruan rreth 129 mijë studentë, prej të cilëve 23 mijë janë regjistruar në universitetet private, sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT. Në krahasim me një vit më parë, numri i studentëve ra me 7 %.

Rënia ka qenë më drastike duke iu referuar 4 viteve më parë, ku numri i studentëve shënoi rekord prej rreth 174 mijë.

Ulja e numrit të studentëve po ndikohet kryesisht nga tendenca e plakjes së popullsisë, por edhe nga emigracioni i të rinjve. Sipas të dhënave të INSTAT, popullsia e grupmoshës 15-24 vjeç u reduktua me 55 mijë persona në 2017-n, në krahasim me vitin 2014.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑