“Situata e stabilizuar por delikate”, Komiteti i Ekspertëve: Maturantët kthehen në shkollë, masat e tjera s’ndryshojnë

TIRANË

Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve deklaroi sot se situata nga COVID-19 në vend mbetet e stabilizuar por delikate.

Ajo tha në mbledhjen e komitetit teknik se ka një tendencë të lehtë në uljen e incidencës.

Në vazhdim të ndjekjes në dinamikë së situatës epidemiologjike në lidhje me infeksionin SARS-COV 2 dhe sëmundjen COVID-19 në Shqipëri si dhe në kushtet kur në vend ka filluar fushata elektorale si edhe vaksinimi masiv komiteti i ekspertëve u mblodh për të vlerësuar indikatorët javorë dhe për ta vlerësuar më mirë gjendjen e këtij infeksioni në këtë situatë.
Situata në vend paraqitet përsëri e stabilizuar me një tendencë të lehtë në uljen e incidencës por përsëri mbetet delikate”, deklaroi Rakacolli.

“Në kushtet e momentit që zhvillohet viti akademik, kemi vendosur që maturat të fillojnë mësimin në klasë. Është një masë, vijimësia e së cilës do të kushtëzohet nga një monitorim i kujdesshëm gjatë kohës që do të jenë të hapura. Maturat duhet të zbatojnë protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga infeksioni”.

Sa i përket masave të tjera, Rakacolli tha se mbeten në fuqi të njëjtat.  

“Masat e tjera do të mbeten njëlloj, siç është ora policore, nga ora 20:00 deri në 6:00. Do të vazhdojnë baret dhe restorantet të mbyllura pas orës 20:00. Mësimi do të vazhdojë online për të gjitha pjesët e tjera të sistemit arsimor. Edhe fluturimet me Britaninë do të vijojnë të jenë të pezulluara”. 

Të Fundit