E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg Vëllai e denoncoi në Stop, tani përfundon në gjyq! 11.7 milionë lekë dhe firma të falsifikuara U shkarkua nga Veliaj nga drejtimi i Kopshteve dhe Çerdheve, reagon Zhaneta Beqiri U ekzekutua në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve STOP-EMISIONI 52(Sezoni 12) 20 Nentor 2026-E pabesueshme, femije kopshti e filloreje bejne 2 km ne rruge makine per te shkuar ne shkolle STOP-EMISIONI 51(Sezoni 12) 19 Nentor 2026-Denoncime per mashtrim e falsifikim, ne pranga noterja Haxhiu dhe dy zyrtaret bashkepunetore Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë “Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme
Aktualitet

Si do votojmë më 25 prill? Celibashi tregon kur fleta bëhet e pavlefshme

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, në një konferencë për mediat ka bërë thirrje të gjitha palëve që të bëjnë një fushatë të qetë.

Celibashi tha se qytetarët duhet të jenë të lirë të dëgjojnë programet e partive dhe në fund të bëjnë zgjedhjen e tyre pa u trysnuar nga askush.

“U bëj thirrje të gjithë partive dhe kandidatëve, që të bëjnë një fushatë të qetë që qytetarët të zgjedhin lirshëm kë duan dhe të njihen lirshëm me programet“, tha ai.

Më tej komisionieri ka treguar se kur quhet një fletë votimi e vlefshme dhe kur jo.

“Fleta quhet e vlefshme edhe kur voton vetëm partinë apo koalicionin e caktuar. Ka njerëzit që preferojnë të zgjedhin një parti, por jo një kandidat të caktuar. Po ashtu fleta do të quhet e vlefshme dhe kur një qytetar zgjedh një kandidat të caktuar, por jo koalicioni ose partinë. Kjo do të njihet dhe si votë për  kandidatin dhe për partinë apo koalicionin njëkohësisht“, tha Celibashi.

Po ashtu kreu i KQZ tha se këto zgjedhje duhet të jenë me standardet më të larta.

“Këto zgjedhje jo vetëm të jenë më të mira se të shkuarat, por të jenë me standardet më të larta të mundshme. Të gjithë jemi të vëzhguar dhe të monitoruar dhe të gjithë ata që nuk përmbushin detyrimet e Kodit Zgjedhor dhe të ligjeve do të ketë pasoja nga sanksionet e caktuara me ligj“, shtoi kreu i KQZ./tvklan.al

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑