E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg

Shqipëria tërheq aziatikët/ Kinezët dhe indianët, interes të shtuar për vendin tonë

Gjeografia nga vijnë turistët e huaj është zgjeruar gjatë këtij viti. Nga të dhënat e ministrisë së Turizmit rezulton se shtetasit nga Azia që kanë vizituar Shqipërinë kanë pësuar rritjen më të madhe gjatë 7 muajve të 2024 krahasuar një vit më parë.

Në këtë mënyrë turistët nga Kina dhe India rezultojnë se kanë pësuar më shumë se dyfishim të numrit nëse i krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në këtë fluks të turistëve aziatike në vendin tonë ka ndikuar edhe fakti që Shqipëria ka hequr vizat për shtetasit kinezë dhe i ka lehtësuar ndjeshëm procedurat për ata indianë.

Interesant është edhe fakti që edhe shtetasit turq kanë preferuar që të vizitojnë më tepër Shqipërinë gjatë këtij viti. Në periudhën janar-korrik rezulton se në vendin tonë kanë hyrë 84% më tepër qytetarë nga Turqia e cila njihet për turizëm që ofron.

Shifrat konfirmojnë se Shqipërinë e kanë vizituar më tepër italianë e anglezë. Numri i shtetasve që kanë hyrë nga këto dy vende ka pësuar një rritje me mbi 50% nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pushuesit që vijnë nga Kosova edhe për këtë vit qëndrojnë në vend të parë me rreth 2.4 milionë duke pësuar një rritje me 22% krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat tregojnë se vijojnë me rritje tregjet e konsoliduara të turistëve nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Italia e Polonia, ndërsa rritet atraktiviteti i Shqipërisë edhe për shtete ende jo aq të zakonshme deri pak vite më parë si Spanja, Franca, Holanda apo vendet nordike. Në total në 7 muaj në Shqipëri erdhën 6,3 milionë vizitorë të huaj. Përtej numrit të turistëve shifrat zyrtare konfirmojnë se të huajt kanë qëndruar më gjatë në Shqipëri. Sipas Instat numri i netëqëndrimeve është rritur me 27%.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑