Shqipëria 14 vite në NATO, ambasada e SHBA: Rol të rëndësishëm për paqen

Në vitin 2009 Shqipëria u anëtarësua në NATO. Në 14 vjetorit të anëtarësimit, SHBA ka vlerësuar rolin e vendit tonë në aleancë, duke kontribuar në stabilitetin e rajonit.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada e SHBA shkruan se Shqipëria ka treguar përkushtimin e saj për të çuar përpara paqen dhe sigurinë dhe ka luajtur një rol jetik në mbështetjen e misioneve dhe operacioneve të drejtuara nga NATO.

Reagimi i Ambasadës së SHBA

Sot bëhen 14 vjet që kur Shqipëria u anëtarësua në NATO më 1 Prill 2009. Shqipëria ka qenë që atëherë një pjesëmarrëse aktive në përpjekjet e mbrojtjes së përbashkët dhe stabilitetin rajonal. Si një anëtare e rëndësishme e NATO-s, Shqipëria ka treguar përkushtimin e saj për të çuar përpara paqen dhe sigurinë dhe ka luajtur një rol jetik në mbështetjen e misioneve dhe operacioneve të drejtuara nga NATO. Si një aleat dhe partner krenar, Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin tonë të fortë me Shqipërinë dhe presim me kënaqësi të vazhdojmë të punojmë së bashku drejt synimeve tona të përbashkëta për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë.

Të Fundit