Si u bë 1 prilli “Dita e Gënjeshtrave” në botë!

1 Prilli- Dita e Gënjeshtrave, festohet çdo vit, ajo është festuar për disa shekuj nga kultura të ndryshme, megjithëse origjina e saj e saktë mbetet një mister.

Traditat e Ditës së Prillit përfshijnë mashtrime ose shaka praktike me të tjerët, shpesh duke bërtitur “Budallenjtë e Prillit!” në fund për të dhënë informacion mbi temën e shakasë.

Kulturat e lashta, duke përfshirë ato të romakëve dhe hinduve, e festonin Ditën e Vitit të Ri në 1 Prill.

Në kohët mesjetare, shumica e Evropës festonte 25 marsin si fillimin e vitit të ri. Kjo tezë daton në vitin 1582, kur Papa Gregori XIII urdhëroi një kalendar të ri (Kalendari Gregorian) për të zëvendësuar Kalendarin e vjetër Julian. Kalendari i ri vendosi që Dita e Vitit të Ri të festohet më 1 janar.

Në atë vit, Franca miratoi kalendarin e reformuar dhe ndryshoi datën e Vitit të Ri për 1 Janar. Por shumë njerëz refuzuan të pranonin datën e re ose nuk mësuan me të dhe vazhduan të festonin Ditën e Vitit të Ri më 1 Prill, duke shkëmbyer dhurata ‘boshe’. Përfundimisht, kjo praktikë u përhap në të gjithë Evropën.

Një shpjegim tjetër i origjinës së ditës së gënjeshtrave u dha nga Joseph Boskin, një profesor i historisë në Universitetin e Bostonit. Sipas shpjegimit të profesor Joseph Boskin një shakaxhi i quajtur Kugel i tha perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë. Perandori e mori me të qeshur këtë gjë dhe e lejoi Kugel-in të bëhej perandor për një ditë, në datën 1 prill, të cilën Kugeli e shpalli ditën e gënjeshtrave.

Ky shpjegim u publikua në vitin 1983 nga Associated Press, por kishte një problem, Boskin e kishte trilluar këtë gjë për të bërë një shaka për 1 prillin. Associated Press iu desh disa kohë që ta kuptonte që kjo ishte gënjeshtër dhe t`i kërkonte falje lexuesve.

Më pas, kjo datë u kthye në një traditë argëtuese nga britanikët, të cilët në vitet 1800 filluan t’i bënin njëri-tjetrit rrengje më 1 prill. Aq seriozisht u morën këto shaka, sa filluan të praktikoheshin edhe nga institucionet prestigjioze, si për shembull BBC e cila në 1957-ën, botoi një artikull ku thuhej se “të korrat e makaronave në Zvicër po kapnin rekorde, ndërsa jufkat po çelnin nëpër pemë.”

Shakaja më e çmendur konsiderohet ajo e një gruaje amerikane që u arrestua nga policia, pasi deklaroi se kishte vrarë burrin e saj.

Në Skoci, 1 prilli zgjat 2 ditë. Ditën e dytë njerëzit shpesh goditen papritur nga pas. Në Kanada dhe Angli, gënjeshtrat e 1 prillit lejohen të thuhen deri në mesditë. Pastaj loja mbaron.

Në Francë, fëmijët e kanë traditë që t’i vendosin njëri-tjetrit në shpinë një letër në formë peshku.

Në Shqipëri, Dita e Gënjeshtrave luhet plot 24 orë dhe sigurisht përpiqemi që skenari i hileve dhe mashtrimeve të jetë sa më i besueshëm dhe i rëndë për “të mashtruarin”.

Të Fundit