“E pashë me sy të nxirë”, flet shoqja e 56 vjeçares shqiptare që u vra nga bashkëshorti në Itali: Ajo jetonte me frikë, kishin shumë debate

Zenepe Uruçi është një tjtër grua e vrarë nga dora e burrit. 56 vjeçarja u vra mizorisht nga bashkëshorti,  Xhafer Uruçi, dy ditë më parë në Itali, atje ku punon dhe jetonin prej kohësh.

Viktima ka tentuar t’i kërkojë ndihmë djalit të saj para se të qëllohej për vdekje, por ky i fundit nuk arriti dot të shpëtonte nënën e tij, ndërsa është dështmitar i britmave të saj në telefon. Fqinjët ët cilët e njihin nga afër 56 vjeçaren thanë se ajo kishte debate të vazhdueshme me bashkëshortin  dhe se jetonte me frikë.

“Kohët e fundit jetonte me frikë. Më tha se sa më pak të qëndronte në shtëpi, aq më mirë ishte pasi kishte debate të vazhdueshme”, ka treguar shoqja e saj.

Shoqja e së ndjerës tha se ajo vuante nga xhelozia e partnerit të saj, i cili nuk donte që ajo të shkonte në punë, duke shtuar se më herët e kishte  parë miken e saj me sy të nxirë.

“Me shumë mundësi ato orë pune ishin momente qetësie për të pasi e ndihmonin që të shkëputej nga ajo që ndodhte çdo ditë”, ka treguar shoqja e cila shprehet se Zenepja ishte në gjendje të përditshme ankthi. Më tha se në shtëpi kishin zënka të vazhdueshme. Në disa raste shpërtheu në të qara, kur po flisnim për to. Rreth një vit më parë, për një periudhë kohe e pamë me sy të zi. Nuk më tha gjë mua, por dukej se ato shenja nuk ishin aksidentale. Duhet shtruar pyetja pse askush nuk e ndihmoi atë”, ka rrëfyer shoqja.

Të Fundit