Shpërndante drogë sintetike në disa zona të Tiranës, në pranga 30-vjeçari..Gjatë kontrollit iu gjetën… (EMRI)

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçar i cili shpërndante drogë sintetike në kryeqytet.

Ardit Pengu është konstatuar nga forcat “Shqiponja” në rrugën “5 Maji” dhe me vete iu gjet një sasi lënde e dyshuar MDMA, një sais lënde metadon, një thikë dhe dy celularë.

“Forca e posaçme “Shqiponjat”, në zbatim të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe evidentimin e personave që lëvizin me sende të kundërligjshme, në rrugën “5 maji”, ka konstatuar dhe ndaluar shtetasin A. P. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë të ftohtë (thikë), një sasi me lëndë të dyshuar MDMA, një sasi me lëndë të dyshuar metadon dhe 2 aparate celular. Në përfundim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në fagrancë i shtetasit A. P., 30 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Të Fundit