Shkurtohen subvencionet për bujqësinë, fermerët bllokojnë rrugët me traktorë

Fermerët gjermanë nisën një protestë mbarëkombëtare si përgjigje e planeve të qeverisë së kancelarit Olaf Scholz për të shkurtuar subvencionet. Ata bllokuan akset kryesore me traktorët  dhe kamionët e tyre, disa prej tyre mbanin edhe pankarta me thirrje të ndryshme.

Protestave pritet t’u bashkohen edhe sektorë të tjerë, si shoqatat e peshkimit dhe disa shoqata të hoteleve dhe restoranteve. Ka dhe paralajmërime që protestave t’u bashkangjiten edhe shoferët e kamionëve e madje edhe punonjësit në hekurudha.

Një reagim i ashpër nga fermerët javën e kaluar nxiti koalicionin e kancelarit Olaf Scholz, për të bërë ndryshime të papritura në buxhetin e 2024, duke shkurtuar subvencionet për bujqësinë.

 “Ne si fermerë na është dashur të durojmë shumë shkurtime të subvencioneve të të gjitha llojeve në vitet e fundit, na janë dorëzuar urdhra dhe rregullore dhe shkurtimi i paralajmëruar për naftën ishte një pikë kthese. Më në fund, pakënaqësia e përgjithshme kulmoi me këtë protestë. Po dëgjojmë shumë njerëz që e mbështesin këtë protestë, qofshin zejtarë dhe kompani.”

Subvencionet për naftën për fermerët do të ulen  me 40% këtë vit, me 30% në 2025 dhe  pritet  të zerohen nga viti 2026.

Të Fundit