I dëmtoi djalin, babai i futbollistit të kombëtares futet në fushë, qëllon portierin

“Ajo që ndodhi në fundin e ndeshjes Cesena-Olbia, në grupin B të Serisë C, ishte absurde”, kështu shkruajnë mediat italiane mbi një epsiod dhune në futbollin italian , ku protoganosit ishte babai i futbollistit shqiptar Cristian Shpendi.

Ndeshja e vendosur nga goli i Corazza-s në minutën e 19′, përjetoi një fund të tensionuar kur babai i sulmuesit shqiptar të Cesena – hyri në fushë nga tribuna për të tentuar të sulmonte portierin sardinez, Filippo Rinaldi.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, Shpendi mbërrin me vrap drejt qendrës së fushës, ku disa lojtarë dhe drejtues po bisedojnë pas ndeshjes. Në atë moment ai bie në kontakt me Rinaldin dhe tenton ta godasë portierin me grusht në fytyrë.

Shqiptari u ndal menjëherë nga Riccardo Chiarello, mesfushori i Juventusit dhe anëtarë të tjerë të pankinës së Cesena-s. Zemërimi i babait të Shpendit shpërtheu pasi portieri Rinaldi i kishte goditur të birin gjatë ndeshjes, duke e detyruar të largohej nga fusha për shkak të një lëndimi në vetull.

Cristian Shpendi, është një sulmues 20-vjeçar me origjinë shqiptare, ndërkohë që ai aktivizohet edhe me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë.

RPReplay_Final1704715072

Të Fundit