Shkon në gjykatë dosja e vdekjes së 63-vjecarit me gangren në Korçë, mjekët akuzohen për neglizhencë

Në 5 prill 2022 ishim në Korcë, në ish-konviktin e ndërtimit, ku ishin strehuar familje të pastreha dhe jetimë.Mes tyre banonte edhe një 63 vjecar i vetmuar, Andrea Beqiri,i cili për shkak të gangrenës kishte prerë një këmbë. Pasi e mbajtën një muaj në spital,e kthyen në godinën e konviktit, pa njeri që të kujdesej për të. Fatkeqësisht i sëmuri ndërroi jetë, megjithëse emisioni “Stop” kishte organizuar gjithë sistemimin e tij. “Stop” iu drejtua Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korcë, për t’i dorëzuar një kallzim, duke kërkuar fillimin e hetimeve për Shërbimin Social, si dhe stafin mjeksor, për mjekim të pakujdesshëm.Gati dy vjet pas kësaj fatkeqësie, flasim me prokurorin Olger Eminaj, i cili na thotë, se deri para disa javësh cështja ka qenën nën hetim, por ai ka shkuar në KLP dhe nuk di më se cfarë bëhet me këtë rast. Pas transmetimit të herëpashershëm të këtij rasti, Prokurorja Anjeza Kallanxhi e ka dërguar këtë cështje për gjykim, duke konsideruar dy mjekë, Vangjush Konstandin dhe Alfons Vranishti, fajtorë për akuzat “Neglizhencë në mjekim”, dhe “ shpërdorim detyre”.

Të Fundit