“Shkakton mpiksje të gjakut”, edhe Suedia pezullon përkohësisht injektimin në popullatë të vaksinës AstraZeneca

Edhe Suedia i është shtuar listës së vendeve Evropiane që ka pezulluar përkohësisht injektimin e vaksinës AstraZeneca në popullatë.

Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia Shëndetësore e vendit.

Kjo masë vjen, pasi pretendohet se vaksina anti-COVID e prodhuar nga kompania Oxford-AstraZeneca shkakton mpiksje të gjakut.

Megjithatë, ekspertët e OBSH dhe ekspertë të tjerë shëndetësore, kanë sqaruar se deri më tani nuk ka prova që vaksina shkakton mpiksje të gjakut, madje sipas tyre, 37 rastet e raportuara në mbi 17 milionë njerëzit që kanë bërë vaksinën është mëse normale.

Kujtojmë se më herët, Gjermania, Franca dhe Italia, Spanja e kanë pezulluar përkohësisht vaksinën në fjalë.

Të Fundit