Shitësi ambulant shet speca deri në 23:00, policia e rreh dhe i thyejnë dhëmbët

Ilirjan Dojce, shitës ambulant, banues në Korcë, tregon, se kishte shkuar për të shitur speca në Pogradec me makinën e tij private. Pasi kishte mbaruar shitjen, kishte qëndruar disa orë në Pogradec, ku e kishte zënë nata. Rreth orës 23:00 Ilirjani me dy shokët e tij në makinë, ndalohet nga një patrullë me tre policë, të cilët fillimisht i kërkuan llogari për kalimin e orës policore.Në këtë moment Ilirjani thotë, se u ka dhënë 20 mijë lekë të vjetra policëve dhe ata e kanë lënë të ikë, me premtimin, se Ilirjani do të qëndronte atë natë në Pogradec te daja i tij. Pasi Ilirjani ka lënë dy shokët nëpër shtëpitë e veta, ka parkuar makinën tek shtëpia e dajës, ku e njejta patrullë policie i ka dalë përpara dhe e ka rrahur brutalisht, duke i shkaktuar fraktura në fytyre dhe thyer dhëmbët.Një një takim, që Ilirjani bëri me një prej policëve me kamera të fshehtë, ai e pyeti, se përse e rrahën, ndërsa polici tha, se gjithcka kishte ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.

Të Fundit