Shiten 87 mijë $ xhinset e minatorit, çmimi më i lartë i paguar për 1 palë ‘Levi’s’

Një palë xhinse Levis u shitën në një ankand për 87 mijë dollarë në New Mexico. Çfarë i bën këto xhinse kaq të veçanta? Epo, thuhet se datojnë që në vitin 1880.

Blerësit e xhinseve të përdorura ishte Kyle Haupert, një tregtar 23-vjeçar i veshjeve të vjetra nga San Diego, Kaliforni dhe Zip Stevenson, i cili konsiderohet si një veteran i tregut të xhinseve ‘vintage’.

Haupert pagoi 90% dhe Stevenson kontribuoi me 10% të shumës totale prej 87 mijë dollarësh.

“Ne nuk kishim ndonjë plan për t’i blerë xhinset derisa filloi ankandi. Është një lloj çmendurie të kthehesh pas në kohë”, tha Stevenson.

Xhinset janë në gjendje shumë të mirë ndaj mund të vishen, ndryshe nga disa palë të tjera që për shkak të cilësisë ekspozohen në muze.

87 mijë dollarë është çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një palë xhinse.

Të Fundit