Shisnin kanabis pranë shkollave, arrestohen 4 persona në Kavajë

Vijon operacioni “Tempulli” për goditjen e rasteve të shitjes së drogës. 4 persona kanë rënë në pranga nga policia në Kavajë pasi shisnin kanabis në afërsi të shkollave.

Njoftimi i policisë Kavajë:

Kavajë/Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli”.

Goditen 2 raste të tjera të shitjes së lëndës narkotike cannabis sativa, në zona me frekuentim të lartë nga të rinjtë.

Vihen në pranga 4 shtetas.

Sekuestrohen 2 vazo dhe 2 qese me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 655 gramë, dhe një elektroshok.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Durrës dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pasi kanë siguruar informacion nga inteligjenca policore, për 2 raste të shitjes së lëndës narkotike cannabis sativa, në lokale, në afërsi të shkollave, dhe në lagje të ndryshme të Kavajës, organizuan punën në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, për arrestimin e shtetasve përgjegjës

Si rezultat, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

-B. D., 31 vjeç, Xh. H., 33 vjeç dhe Z. K., 23 vjeç;
-F. Gj., 21 vjeç, të gjithë banues në Kavajë.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin në Durrës, shtetasit B. D., Xh. H. dhe Z. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 vazo me lëndë narkotike cannabis sativa (në formë boçeje) dhe 1 elektroshok, ndërsa në rastin e dytë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit F. Gj., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 qese të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa.

Në total, për të dyja rastet u sekuestruan rreth 655 gramë lëndë narkotike cannabis sativa që posedohej me qëllim shitjen në zona me frekuentim të lartë nga të rinjtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit