Rrahu gruan e kushëririt dhe tentoi ta godasë me thikë, arrestohet nga policia

Një person është vënë në pranga në Devoll pasi ka tentuar të godasë me thikë bashkëshorten e kushëririt.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Ponçarë të Devollit. Një person me iniciale J.Z. ka goditur me grushta bashkëshorten e kushëririt të tij (djalit të xhaxhait), duke e plagosur atë në pjesën e fytyrës.

Po ashtu, ai ka marrë në dorë një thikë dhe ka tentuar ta godasë në trup. E plagosura u dërgua në spitalin e Bilishtit ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa nga ana e komisariatit të Devollit u bë arrestimi i autorit për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

Të Fundit