“Shiksi i NonGratës”, Rama për grevën e pedagogëve: Baltaxhinj, s’i shërbejnë vendit

Të mërkurën në orën 16:00 pedagogët kanë paralajmëruar grevë urie pasi qeveria nuk ka marrë asnjë iniciativë për të plotësuar kërkesat e tyre.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi këtë ngjarje duke e cilësuar kreun e Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçin si “shiksin e NonGratës”. Sipas tij greva e urisë për rritje rrogash mund të vijë vetëm nga njerëz që nuk i shërbejnë Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë,” – shkroi Rama në Twitter.

Prej më shumë se tre javësh, pedagogët kanë bojkotuar mësimin dhe po protestojnë për realizimin e kërkesave të tyre. Kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se nuk do të ketë rritje pagash, ndërsa pedagogët kanë theksuar se do të përshkallëzojnë protestën në grevë urie duke qenë se qeveria nuk do marrë masa.

Të Fundit