Shijak/Përplasen dy makina, familjarët e shoferëve qëllohen me thika – Stop
Lajme, Të Gjitha

Shijak/Përplasen dy makina, familjarët e shoferëve qëllohen me thika

Një përplasje mes dy automjeteve ka degraduar në një sherr dhe konflikt, mes familjarëve të dy drejtuesve të mjeteve.

Mbrëmjen e së shtunës, në Shijak dy automjete janë përplasur dhe për pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Por më pas në vendngjarje, dy të afërm të drejtuesve të mjeteve janë konfliktuar dhe njëri prej tyre e ka goditur tjetrin me thikë. “Më datë 25.09.2021, rreth orës 20:55, në Shijak, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit V. Ç., dhe K. D., vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes shtetasi M. K., është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Sh. Ç., (të afërm të drejtueseve të mjeteve të përfshirë në përplasje). Shtetasi Sh. Ç., ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *