FOTO/ Florian Marku shpallet kampion bote në boks

Florian Marku shpallet kampion bote. Boksieri shqiptar ka triumfuar me pikë ndaj ukrainasit Maksim Prodan, pas plot dhjetë raundesh dhe ka mbajtur fjalën, duke i rrëmbyer kundërshtarit edhe titullin e kampionit të botës në IBF.

Të dy boksierët u përplasën ashpër dy ditë më parë në momentin e peshimit dhe të ceremonisë së fotos zyrtare, por vetëm ndërhyrja e “body-guard”-ëve shmangu nisjen e ndeshjes para kohe.

Megjithatë në ring Florian Marku tregoi superioritet ndaj kundërshtarit dhe ia doli të fitojë titullin kampion bote, e njëkohësisht të konfirmohet si i pamposhtur në boksin profesionist, ku në 10 ndeshje ka fituar 9 dhe ka barazuar një tjetër.

Të Fundit