Aktivistja Evi Kokalari: Bashës i ka ngelur vetëm vula dhe deputete si Grida Duma

Aktivistja Evi Kokalari, e pranishme në Foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha në qytetin e Vlorës, tha se kishte ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mbështetur liderin historik të PD. Në fjalën e saj, Kokalari tha se Bashës i ka mbetur vetëm vula dhe logoja e PD-së dhe deputete si Grida Duma, që sipas saj janë të vetmit që e mbrojnë.

“Sali Berisha ka një detyrë shumë të rëndësishme që të rindërtojë PD-në me parimet e Partisë Republikane në SHBA. Po përfitoj nga rasti që të fus pikëpamjet e Partisë Republikane amerikane në PD. Duhen parë ndryshimet mes PD dhe PS, dhe ndryshimet janë të mëdha. Fushatat primare është gjëja më e rëndësishme në një parti. Jam habitur se si Lulzim Basha kishte fuqinë të vendoste si kandidate për deputete Grida Dumën dhe ndonjë tjetër, se veç ata e mbrojnë.

Bashës aktualisht i ka ngelur vetëm vula dhe logoja e PD. E vetmja gjë që duhet bërë tani dhe Sali Berisha duhet të ua thotë është që kush ka të drejtën e votës të shkojë e të firmosë formularët për të thirrur Kuvendin. Do të mbledhin më shumë firma se sa duhen. Ndihem e shqiptarëve të SHBA do ta keni, ndihmën e republikanëve Amerikanë do e keni. Sapo të kemi kryetarin e ri të PD-së do të nisim një punë intensive për të punuar shumë afër me Partinë Republikane të SHBA.

Të Fundit