Shifra e Bitcoin shënon rekord, arrin mbi 69.000 dollarë

Kriptomonedha më e madhe në botë, Bitcoin ka arritur një vlerë rekord prej 69.000 dollarësh.

Kjo ka tejkaluar shifrën e mëparshme të nëntorit 2021,  edhe pse në 2022 vlera e Bitcoin kishte rënë në 16.500  dollarë.

Pikiata është nxitur nga gjigantët financiarë amerikanë që kanë derdhur miliarda në blerjen e kriptomonedhave.

Carol Alexander, një profesoreshë Finance në Sussex University, tha se çmimi mund të rritet më shumë por paralajmëroi se është “shumë i paparashikueshëm”.

“Shpesh në të kaluarën rritja e çmimit ishte e vendosur në një afat kohor që investitorët e zakonshëm që blejnë Bitcoin gjatë ‘flluskës’ janë ata që humbasin”.

Në janar 2024,  rregullatorët amerikanë miratuan disa fonde që firmat e mëdha të investimit të shisnin produkte bazuar në çmimin e Bitcoin. Ata kanë blerë qindra mijëra kriptomonedha duke rritur me shpejtësi çmimin e tyre.

Alexander tha se kjo “po tërheq investitorë institucionalë te Bitcoin dhe po nxit një rritje të konsiderueshme të çmimit”. Por ajo shton se “përgjysmimi” i cili pritet të ndodhë në prill mund të ndikojë në vlerën e kriptomonedhës.

Bitcoin arriti vlerën 69.200 dollarë në orën 16:00 të së martës përpara se të kthehej në vlerën 67.000 dollarë. Sipas CoinMarketCap, vlera është rritur me më shumë se 50% gjatë muajit të shkuar.

Të Fundit