Facebook, Messenger dhe Instagram probleme në mbarë botën, çfarë po ndodh me rrjetet sociale?!

Rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Messenger janë jashtë përdorimit për momentin në të gjithë botën.

Po ashtu mediat e huaja shkruajnë se Facebook, Messenger dhe Instagram kanë shfaqur probleme ditën e sotme, deri sa i gjithë sistemi është jashtë përdorimit.

Ndërsa kompania META që ka në pronësi tre rrjetet sociale, nuk ka reaguar ende.

Faqet e raportimit si Downdetector po tregojnë një rritje të madhe të përdoruesve, që kanë vështirësi.

Faqet dhe aplikacionet e Meta-s ranë rreth orës 15:30 të ditës së sotme, e martë, 5 mars.

WhatsApp, i cili gjithashtu është në pronësi të gjigantit online, duket se funksionon normalisht.

Të Fundit