Shi dhe borë në gjithë vendin, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat e qarkullimit – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Shi dhe borë në gjithë vendin, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat e qarkullimit

Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato në një komunikim për mediat të hënën, u bëri apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, nisur nga situata e motit me reshje shiu dhe bore në të gjithë vendin.

Qato tha se në rrugët e vendit është shtuar prezenca e shërbimeve të policisë, në ndihmë të të cilëve janë vënë edhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë dhe forca e posaçme “Shqiponjat”.

“Me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve të moderojnë shpejtësinë, të ruajnë distancën, të mos kryejnë parakalime të gabuara në asnjë moment, të qëndrojnë në radhë në rastet kur ka fluks të shtuar mjetesh apo ngadalësim të lëvizjes për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, të mos drejtojnë mjetet nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, pasi do përballen me sanksionet ligjore dhe administrative që parashikohen në Kodin Rrugor”, tha kreu i policisë rrugore.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *