Sherr mes të miturve brenda shkollës në Pogradec, lëndime në trup dhe fytyrë

Sherr midis dy të miturve brenda ambienteve të shkollës së mesme të Buçimasit në Pogradec, raportojnë burime për Fax News.

Dyshohet se nga sherri të dy të miturit kanë pësuar dëmtime në trup dhe fytyrë ndërkohë që minorenët janë pjesë e së njëjtës klasë dhe sherri ka nisur për motive të dobëta.

Pjesë e konfliktit janë bërë dhe të mitur të tjerë të cilëve u është marrë deklarata, ndërkohë që çështja iu referua prokurorisë për plagosje të lehtë me dashje.

 

Të Fundit